
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të ngrejë në këmbë grupin e tij, pas akuzave të SPAK dhe arrestimit të dhëndrit të tij.
Berisha është marr i pandehur për abuzime me privatizimin e tokave të ish-klubit “Partizani”. Berisha e cilëson sulm politik dhe për këtë arsye ka mbledhur Këshillin Kombëtar këtë mbrëmje për të përcaktuar aksionin opozitar. Ai akuzoi Ramën se kërkon të asgjësojë opozitën duke përdoru SPAK.
“Edi Rama e ka shpallur armike opozitën, për ta asgjësuar. Në mënyrë që ta vendosë në kontrollin e tij të plotë sot diktatura e Ramës kontrollon votën në shkallën më të madhe që i duhet atij. Me makinerinë gjigande të frikës, me falangat terroriste të kuqe të patronazhistëve, me vrasësit e bandave, ai dikton dhe kontrollon vullnetin e shqiptarëve. Me industrinë gjigande të blerjes së votës, qindra mijëra shqiptarë shesin votën. Të gjitha këto kanë një synim: Zhdukjen e opozitës. Të gjitha këto vota që grabit Rama i quan plumba për opozitën.
Rama nuk ka sigurimin e shtetit, por ka një SKAP, ka policinë sekrete drejtuar një armiku të brendshëm dhe ajo është opozita”, tha ai.
Lini një Përgjigje