TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 17:38

A është arratisur Ilir Meta? Kreshnik Spahiu: Nuk besoj se do t’i shmanget drejtësisë, po bën gati mbrojtjen përballë akuzave të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

A është arratisur Ilir Meta? Kreshnik Spahiu: Nuk besoj se do

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zërat se ish-presidenti Ilir Meta është arratisur nga frika e një përballje me drejtësinë.

Meta thuhet se ka dalë jashtë vendit prej afro një jave, por sipas Spahiut ai nuk do i shmanget drejtësisë. Në një emision, juristi tha se Meta nuk është nga ata që arratisen, por ai po përgatitet për një përballje në gjykatë mbi akuzt që mund t’i ngrihen.

Nuk besoj se Meta është nga ata që arratiset. Meta është fshehur dhe po qëndron në distancë për të monitor situatën. Një nga arsyet që Meta do rikthehet është mosarrestimi i Berishës. Duke qenë se Berisha po shmang kontaktin me prokurorinë dhe po shmang kufizimin e lirisë, ky është motiv për Ilir Metën. Besoj do jetë i gatshëm dhe prezent. I sheh nga larg duke fituar kohë dhe duke përgatitur një mbrojtje të mundshme.

Meta është thirrur në SPAK. Ai është në dijeni të çështjeve që po hetohen. Për letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA apo Qipro. Ai besoj po punon që të ndërtojë një mbrojtje ligjore. Nuk besoj se hyn në kategorinë e atyre që arratisen”, tha ai.

Lini një Përgjigje