TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 13:36

Bllokimi i pasurive të Pëllumb Gjokës, Berisha rrëfen prapaskenat: Pritën të zbraste llogaritë, Malltezit ia sekuestruan brenda orës

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i pasurive të Pëllumb Gjokës, Berisha rrëfen

SPAK ka sekuestruar ditën e sotme pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit 'Metamorfoza'. 

Në lidhje me sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Gjoka, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se për bashkëshortin e vajzës së tij vepruan brenda orës, ndërsa për rastin e biznesmenit vepruan pas tre muajsh.

Berisha tha se për biznesmenin u prit tre muaj derisa të zbraste llogaritë bankare, ndërsa për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi sekuestrimi u bë brenda orës.

“Profesor Abi Malltezit pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore i vendosin sekuestro brenda orës, vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminelë, u detyruan ti vendosin sekuestron megjithëse duhet të dini një gjë; provat e encrochat, Gjykata franceze i ka shpallur prova të mirëfillta. Kanë kaluar tre muaj dhe vetëm dje u kujtuan që ky problem ekziston. Merreni vesh se çfarë organizate ekziston SPAK.

Disa nga pronat i kanë blerë pasi kanë qenë zyrtar të OKB dhe kanë pasur paga të larta dhe ato ia sekuestruan. Për Gjokën i kujtuan dje ndërsa për të u kujtuan brenda një ore. Pëllumb Gjokës iu dha mundësia gjatë kësaj periudhe të zbrazë çdo gjë, se Pëllumb Gjoka është mik i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Gjëja e parë është që Pëllumb Gjokës t’i zbrazen të gjitha llogaritë”, tha Berisha.

 

berisha pasuri sekuestrim pellumb gjoka

Lini një Përgjigje