TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 13:19

Gjykata e detyroi të paraqitet dy herë në muaj në gjykatë, Berisha refuzon sërish: Nuk shkoj!

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e detyroi të paraqitet dy herë në muaj në
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se s'do shkojë të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore në SPAK pas vendimit të gjykatës dje që duhet të shkojë dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë.

Berisha i bëri thirrje qeverisë që t’i hapet rrugë miratimit në Kuvend të amendamentit për të hetuar më pas deputetët.

Ai ftoi sërish Ramën që të bëhet burrë dhe të votojë amendamentin që i heq imunitetin deputetit.


“Me këtë deklaratë dua të sqaroj shqiptarët dhe të interesuari jashtë vendit tonë, me qëndrimin tim ndaj kërkesës së gjykatës dhe refuzimin tim për të shkelur kushtetutën. Garantoj çdo qytetar se me qëndrimin tim po mbroj shtetin ligjor dhe Kushtetutën. Përndryshe do të shkoj në gjykatë pa asnjë problem, por me një platformë për të shpallur të vërtetat e fshehura, pavarësisht se jemi në gjykatë apo prokurori. Ndaj e ftoj Ramën që të ketë guxim dhe të miratojë amendamentin që i jep çdo mbrojtje deputetëve shqiptarë, mes të pushtetshmeve dhe qytetarëve të tjerë. E di se disa deputetë të PS nuk do ta votojnë, por deputetët e PD do ta mbështesin njëzëri nëse ky amendament do të mbërrij në kuvend.

S’do të lejojë që një gjykatës me4rcenar të rishkruaj Kushtetutën. Ne jemi republike parlamentare. S’i lejoj asnjë hezitim për t’u paraqitur pranë Gjykatës, jam i prirur të shkoj. Në vitin 2012 propozova që të hiqej amendamenti. Ndaj e ftoj zotin Rama që të jetë burrë dhe të miratojë atë që kërkova, se tani nuk të fut Berisha në burg. Ata që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën, janë banditë kundër shtetit dhe jo përfaqësues.

Pas 3 vitesh hetim intensiv dhe shterues sicc thonë vetë, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim nuk gjetën asnjë provë për të ngritur kallëzim penal ndaj meje, por urdhëruan masa sigurie si person nën hetim. Kushtetuta thotë se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në asnjë formë pa autorizimin e Kuvendit. Ky është rasti i parë në 32 vite që merren masa të tilla. Ne deputetët e opozitës jemi gati për heqjen e kësaj dispozite nga Kushtetuta.”, tha ai.

Berishës i është bllokuar edhe lëvizja jashtë vendit në kuadër të hetimeve për kompleksin “Partizani” ku akuzohet për korrupsion.

Për këtë dosje në burg është dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

sali berisha spak

Lini një Përgjigje