
Për këtë fyerje që lejoi shoqata e të përndjekurve, reagoi Brahim Asllani i lindur e banues në Çikago, djali i drejtuesit të kryengritjes, Xhemal Brahimi (Asllani); i cili arriti të arratisej në Amerikë, megjithëse për ta kapur apo vrarë, vetë Enver Hoxha urdhëroi të jepeshin shpërblime me florinj...
Para disa ditësh, në zonën e Zhapokikës të Bashkisë Memaliaj, u përkujtua 75-vjetori i kryengritjes së armatosur anti-komuniste, që shpërtheu dy vite pas kryengritjes së Postribës.
Banorët e nisën kryengritjen e Zhapokikës, drejtues të së cilës ishin edhe partizanë, si reagim popullor pas reprezaljeve që filloi pushteti komunist me burgosje, vrasje e sekuestrime të pasurive të familjeve të mëdha, familjeve nacionaliste e atyre që kundërshtonin në zonën Zhapokikë, Luftinjë, Vasjar, Qesarat, Gllavë, Rabije e Koshtan.
Por atmosfera e aktivitetit përkujtimor, ku në nderim të heronjve të kryengritjes së Zhapokikës, kishin ardhur edhe pasardhës të tyre nga Amerika e shtete të tjerë; u cenua nga prezenca e deputetit Tritan Shehu, i cili u fut si “Qimja në gjellë”, siç thotë populli.
Me poza si gjoja anti-komunist dhe me sjellje prej hipokriti, Tritan Shehu vendosi kurora me lule dhe mbajti fjalim me gjoja nderime e dhimbje, për të vrarët dhe ata që vuajtën 45 vite në burgje e internime.

Prezenca e Tritan Shehut në atë përkujtimore, irritoi familjarët e atyre burrave që guxuan e u ngritën kundër regjimit komunist në gusht 1948, dhe luftuan 3 muaj me armë në dorë kundër tij.
Sepse babai i Tritan Shehut, Masar Shehu, pas luftës ka qenë një nga shefat më gjakatarë të ushtrisë popullore, që Enver Hoxha e dërgoi në Gjirokastër, pas shtypjes së kryengritjes së Zhapokikës, kur e nxori nga burgu ku e kishte futur Koçi Xoxe.
Në letrën që Masar Shehu i dërgoi Enver Hoxhës më 18 maj 1949, lidhur me 30 kryengritësit e Zhapokikës që u kapën dhe u burgosën në Gjirokastrës, e pyeste: - Çfarë të bëjmë me armiqtë e Zhapokikës?.
Ndërsa Enver Hoxha, i ktheu këtë përgjigje: - Masar, ti ke qenë partizan trim e je bir besnik i partisë, prandaj pa asnjë mëshirë, bëni atë që u kemi bërë armiqve të Postribës dhe të gjithë atyre që kanë ngritur pushkë kundër pushtetit tonë popullor. Mirë u pjekshim në Tiranë” (Në Tiranë e emëroi oficer madhor e më pas zv/krye redaktor të gazetës “Zëri Popullit).
Por i biri i Masar Shehut, me maskën 33-vjeçare si deputet “anti-komunist” i PD, shkoi çoi kurora me lule e mbajti fjalim me gjoja nderime e dhimbje për viktimat e babait të tij.
Ndërsa në vitin 2000, Tritani sajoji e publikoi në media, një biografi të babait, ku e paraqet si kundërshtarin më të egër të ish-diktaturës komuniste, sikur gjoja ishte ndeshur përballë nëpër pleniume, kongrese e në zyrë me Enver Hoxhën, Nexhmije Hoxhën e Mehmet Shehun, për burgjet politike, izolimin e varfërinë e popullit dhe privilegjet e bllokmenëve).
Ndaj këtij turpi e fyerjeje, reagoi Brahim Asllani i lindur e banues në Çikago, djali i drejtuesit të kryengritjes, Xhemal Brahimi (Asllani); i cili arriti të arratisej në Amerikë, megjithëse për ta kapur apo vrarë, vetë Enver Hoxha urdhëroi të jepeshin shpërblime, me florinj./Pamfleti
Lini një Përgjigje