TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 18:02

Berisha refuzoi vendimin e gjykatës, Preç Zogaj: Nuk e shmang dot drejtësinë, s’ka rrugë tjetër përveç ligjit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha refuzoi vendimin e gjykatës, Preç Zogaj: Nuk e shmang dot

Analisti Preç Zogaj, ka komentuar dosjen “Partizani” dhe akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zogaj u shpreh se drejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa shtoi se kërkojnë që ta mbajnë në mal. Ai po ashtu tha se Sali Berisha nuk mund ta shmangë drejtësinë.

Drejtësia, akuza dhe mbrojtja janë gjithmonë në skajet e litarit, që janë përballë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të tre jenë në një mendje. Është një palë e tretë që dëgjon të dyja palët kundërshtare dhe vendos. Kjo është drejtësia, Zoti Berisha apo bën diçka që nuk e ka bërë kush, por nuk mund ta vazhdojë. Nuk mund të shmangë drejtësie, pasi është fundi i drejtësisë. Drejtësia në demokraci ku mbrojtja dhe akuza janë përballë dhe dilet në një përfundim në bazë të provave. Vetëm gjykata ka tagërin për të vënë drejtësi.

Mbrojtja e tij e sheh kështu, SPAK e ka parë siç e ka parë. Kjo nuk mund të shërbejë si një ngërç për procesin. SPAK mund ta çojë në Parlament, por ka shumë zëra që thonë se nuk mund ta merrnin në shqyrtim. Konflikti është për dallimin e fjalës privim të lirisë dhe kufizim të lirisë. Pala e Berishës ka të drejtën për të luajtur me këtë fjalë. Por nuk mund të kyçet në llogoret. Mendon kush se do ndalojë procesi? Procesi nuk do ndalojë.

Kërkon të vejë rastin e tij si çështje të PD-së. PD është në dy pjesë, madje në tre pjesë. Kjo është fotografia e PD-së. Pjesa e Berishës mund të shprehë solidaritet kryetarit të grupit që kanë ata. Gjithmonë ka njerëz që ngrihen për të mbrojtur të akuzuarin. Është vetëm gjykata që bën drejtësi. Nuk mund të jetë Berisha Gjykatë Kushtetuese. Ai ka këtë mendim, por duhet ta çojë në gjykatë. Dhe akuzat nuk mund t’i gjykojmë ne. Unë nuk marr përsipër të jem avokat, gjyqtar apo prokuror i tij. Ne duhet të presim që gjykata të shprehet”, tha ai në News24.

Lini një Përgjigje