TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2023, 18:04

Berisha kërcënon Ramën me burg: Do ta dërgojmë për ndjekje penale

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërcënon Ramën me burg: Do ta dërgojmë për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe mbështetësit e PD në Gjirokastër.

Ai tha se bota e pa se ai nuk pranon të hetohen partneritetet që ka dhënë me firmën e tij, se ai nuk pranon të hetohen familjarët e tij. Ai u ndal sërish te akuzat se vajza e bashkëshortes së Ramës ka marrë tenderë.

Kushtetuta, ligji e përcakton qartë, familjarët e kryeministrit, ministrit, deputetit, nuk mund të përfitojnë nga tenderat publike. Dhe nëse përfitojnë, mandati ikën.

Thjeshtra e tij, punësohet në studio të mëdha të huaja dhe ato studio vijnë këtu dhe fitojnë të gjithë tenderat.

Lënë të gjithë studiot tona me duarbosh sepse fitojnë vetëm ata që punësojnë thjeshtrën. Dhe kur unë i them këtë gjë, ai del e thotë: nga familja ime, asnjeri nuk ka fituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

Kur unë të nesërmen, dal dhe tregoj një pjesë të tenderave që ka fituar thjeshtra, thjeshtri del dhe thotë se familja ime përbëhet nga unë, Linda, Gregu dhe Zaho. E përjashton thjeshtrën. Por ligji nuk e përjashton.

Dhe zotëria ka kryer dhe ne do e dërgojmë për ndjekje penale.  Ka kryer krime se ne kemi marrë deklarimet e tij. Unë edhe sot jam i detyruar që pasuritë e fëmijëve të mi t’i deklaroj në dosjen time të deklarimit.

Kurse ai 7 vite, gjer në vitin 2021, nuk ka deklaruar asnjë qindarkë nga thjeshtra e tij. Po kjo është vepër penale.

A mund ta kapërcejmë ne këtë? Absolutisht jo. Pavarësisht se ai kontrollon drejtësinë, por ne u përfaqësojmë ju.

Dhe ju sigurisht me shumë të drejtë prisni që ne të mbrojmë ligjin, të mbrojmë Kushtetutën dhe ne këtë do bëjmë sepse për 7 vite, ai nuk ka deklaruar asnjë qindarkë të thjeshtrës”, tha ai.

Lini një Përgjigje