TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2023, 14:42

"Abuzim me taksat", Blushi: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik

Shkruar nga Pamfleti

"Abuzim me taksat", Blushi: Erion Veliaj u cakton Drejtor të

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar kryetarin e bashkisë Tiranë, i cili thotë se u ka caktuar Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik.

Ai shprehet se Veliaj ka abuzuar me taksat e qytetarëve duke paguar 1,4 milion lekë drejtorin e kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik.

Ndërsa përgjegjësin e sektori e ka paguar me 920 mijë lekë.

Blushi shkruan në reagimin e tij se ky është një abuzim i pastër me taksat dhe shton se Veliaj është vetë për "kafaz" tek 313-ta për firmën e hedhur tek inceneratori i Tiranës.

“Në Tiranën e një mijë e një halleve, abuzimet me taksat e qytetarëve nuk kanë fund!

Për të qeshur dhe për të qarë: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik.

Pagën e Drejtorit e propozon 1.4 milion lekë.

Pra "burgun" e kafshëve e kthen në Drejtori të Përgjithshme dhe cakton madje edhe Drejtor Drejtorie me pagë 1.15 milion lekë, si dhe Përgjegjës Sektori me pagë 920 mijë lekë.

Detyrat e tyre funksionale: të mbarështojnë kafshët e egra!

Që luani, majmuni, rrëqebulli, ujku, dhelpra, sorkadhja, qelbësi, fazani dhe kafshët e tjera kanë nevojë për Drejtor të Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie dhe Përgjegjës Sektori këtë vetëm Erion Veliaj mund ta kuptojë.

Ndërkohë bonusi i qerasë që Bashkia e Tiranës jep për familjet që u janë shembur shtëpitë është 24 mijë lekë.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar ndihma ekonomike varion nga 7 mijë në 30 mijë lekë!

Nuk është asgjë tjetër vetëm abuzim i pastër me taksat, shpërblim për patronazhistët nëpërmjet fryrjes fiktive të administratës! Kur në fakt është vetë për "kafaz" tek 313-ta për firmën e hedhur tek inceneratori i Tiranës!”, shkruan Blushi në Facebook.

 

"Abuzim me taksat", Blushi: Erion Veliaj u cakton Drejtor të

"Abuzim me taksat", Blushi: Erion Veliaj u cakton Drejtor të

"Abuzim me taksat", Blushi: Erion Veliaj u cakton Drejtor të

tedi blushi veliaj skandal

Lini një Përgjigje