TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2023, 13:41

Kongresi i partisë së Melonit, Rama: Marrëveshja me Italinë nuk është antikushtetuese, qendra e pritjes nuk është Guantanamo

Shkruar nga Pamfleti

Kongresi i partisë së Melonit, Rama: Marrëveshja me Italinë

Kryeministri Rama është i ftuar në Kongresin Vjetor të Giorgia Melonit në Itali, festë e cila zgjat 4 ditë nga 14 dhjetori në 17 dhjetor.

Gjatë diskutimit se si të veprohet me emigrantët e paligjshëm, Rama tha se qendra e pritjes nuk është Guantanamo dhe se “duhet respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit”.

“Personat e shpëtuar në kuadër të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë nuk do të lihen në det apo do të dërgohen në Guantanamo apo në një kamp përqendrimi siç thonë disa”, u shpreh Rama.

Ai kundërshton opozitën teksa shprehet se duhet të kemi respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit dhe të Guantanamos.

Rama tha gjithashtu se marrëveshja me Italinë nuk është antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese shqiptare ka kryer detyrën e saj, pasi sipas Kushtetutës është automatike pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë para ratifikimit nga Parlamenti. Kjo është një provë që unë nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri. Kam besim, sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por mendoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo. Kemi pasur kërkesa të tjera nga vendet europiane për të pranuar emigrantë, por ne u thamë jo”, u shpreh kryeministri Rama.

rama itali meloni

Lini një Përgjigje