TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2023, 11:50

Rama dhe Veliaj nxjerrin Mirel Mërtirin te televizioni i famijes ‘Berisha’

Shkruar nga Pamfleti
Rama dhe Veliaj nxjerrin Mirel Mërtirin te televizioni i famijes
Mirel Mertiri, bosi i inceneratorëve /

Edi Rama, për të ekuilibruar situatën, i jep oksigjen si Sali Berishës, ashtu edhe mediave pranë tij, duke i përdorur si frëngji të propagandës kryeministrore...

Në ditën që në Kuvend shqyrtohet leja për të arrestuar Sali Berishën, televizioni i familjes së tij, anonçon një intervistë të bujshme me Mirel Mërtirin. Bosin tjetër të arratisur të inceneratorëve, i cili siç dihet është njeriu kryesor që ka sulmuar Arben Ahmetajn dhe ka paguar të gjithë sërën mediatike për të mbrojtur aferën e inceneratorëve.

Rama dhe Veliaj nxjerrin Mirel Mërtirin te televizioni i famijes

Çim Peka, drejtuesi i ‘Syri TV’ ka anonçuar se të hënën në 20.45, do të ketë një intervistë ekskluzive me Mirel Mërtirin për aferën e inceneratorëve, ku ka nxjerrë edhe bisedën në aplikacionin Watsapp me personin në fjalë.

Duket si mjaft e çuditshme që televizioni që mbron fuqishëm Sali Berishën thuajse 24/7, pikërisht ditën më të rëndë për doktorin, kur Këshilli i Mandateve vendos për kërkesën e SPAK që parlamenti të japë leje për arrestimin e tij, të ndryshojë shënjestër.

Por në realitet nuk kemi të bëjmë fare me një çudi, pasi prej kohësh televizioni i Berishës mbahet me ‘kimet’ nga Erion Veliaj, e për të cilin thuhet se paguhet mirë me reklama e donacione që vijnë nga klientela e Lalit.

Me këtë gur, synohet të vriten dy zogj; të largohet vëmendja nga përfshirja e njerëzve të lartë të qeverisë e Bashkisë së Tiranës në aferën e inceneratorëve, duke sulmuar Arben Ahmetajn.

Nga ana tjetër, i jepet një ndihmë e madhe Sali Berishës, që në ditën më fatale për të, kur SPAK kërkon arrestin me burg ose në shtëpi, tërhiqet vëmendja me shashkat që pritet të hedhë Mirel Mërtiri, i cili ka qenë njeriu kryesor që ka ndihmuar Edi Ramën dhe mediat pranë tij që të sajojnë akuzat ndaj Arben Ahmetajt, prej gati dy vitesh.

E sërisht edhe këtë herë, për të larë m**in e korrupsionit gjigandesk të aferës së inceneratorëve me sh***ën e Mërtirit, po tentojnë t’i japin edhe një dorë Sali Berishës. Të cilin Edi Ramës i intereson të jetë kaq i dobët sa është por jo i rrëzuar. Sepse menjëherë sapo të rrëzohet Sali Berisha dhe Ilir Meta, radha i vjen Bablokut automatikisht. E që të rrëzohet Berisha, do të duhet të mos përballet vetëm me rastin e klubit ‘Partizani’, por të paktën për të gjitha dosjet ndaj tij që janë në SPAK.

Rama do ta mbajë të dobët Berishën, i cili nga ana e tij nuk ka zgjedhje tjetër veçse të mbijetojë ‘as në varr e as në këmbë’ të paktën deri në zgjedhjet e vitit 2025.

Ndërkaq, opinionit, Rama kërkon t’i ofrojë ‘koka turku’ që i nxjerr nga xhepi i tij me planifikim, sipas një siraje të caktuar. Siç kishte përgatitur Terin për një “malore të lehtë” po që e hodhi në greminë, goditi Arben Ahmetajn, që ta trajtojë si ‘peshk të madh’. Kur në fakt Arben Ahmetaj nuk ka pasur asnjë punë me inceneratorët, të cilët janë ideuar, mbrojtur për vite e vite, por edhe buxhetuar vetëm nga kreu i qeverisë. që ka përgatitur edhe të tjerë ‘koka turku’ që do t’i nxjerrë sipas rastit. Por për të ekuilibruar situatën, i jep oksigjen si Sali Berishës, ashtu edhe mediave pranë tij, duke i përdorur si frëngji të propagandës kryeministrore./Pamfleti

rama veliaj mirel mertiri familja berisha syri.net

Lini një Përgjigje