TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2023, 10:19

Mitsotakis publikoi fotot bardh e zi, media greke: Mesazh i qartë për Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Mitsotakis publikoi fotot bardh e zi, media greke: Mesazh i qartë për
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis në Samitin BE-Bllkani Perëndimor

Për mediat greke kjo nënkupton që pavarësisht ‘përplasjeve’ të Mitsotakis me kancelarin Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, kryeministri grek i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Mediat greke vazhdojnë të sulmojnë qeverinë shqiptare për çështjen e Fredi Belerit. Pas përfundimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, postoi në platformën Instagram disa fotografi nga ky takim.

Në fotot e postuara ishte dhe një me kryeministrin Edi Rama, ku Mitsotakis kishte shkruar që interesat e Greqisë ishin marrë parasysh, ndërsa tha se duhet të ketë më shumë mbështetje për shtetet kandidate të Bashkimit Evropian.

“Puna e Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel ka përfunduar. Shqetësimet greke janë marrë parasysh dhe ka një mirëkuptim të përgjithshëm nga ana e Bashkimit Evropian që, veçanërisht për emigracionin, duhet të ketë një mbështetje më të madhe, më shumë financime, veçanërisht të vendeve që janë në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian”, u shpreh Mitsotakis.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kyriakos Mitsotakis (@kyriakos_)

Po për mediat greke kjo nënkupton që pavarësisht ‘përplasjeve’ të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, kryeministri grek i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Protothema shkruan se kryeministri grek synon që për Belerin të sigurohet që të vazhdojë gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë. Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit.

Greqia ka kërcënuar se do bllokojë integrimin e Shqipërisë, për shkak të Belerit. /Përshtati Pamfleti

kyriakos mitsotakis edi rama be

Lini një Përgjigje