TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2023, 22:00

Pëlqyeshmëria për liderët e rinj surprizë, kryeson Lapaj

Shkruar nga Pamfleti

Pëlqyeshmëria për liderët e rinj surprizë, kryeson

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Arlind Qori kreu i “Lëvizjes Bashkë” dhe Endri Shabani kreu i partisë “Nisma” kanë arritur rezultate surprizë lidhur me mendimin pozitiv të publikut për ta.

Edhe pse pëlqyeshmëria është thjesht mbështetje potenciale politike dhe jo votë, drejtuesit e partive dhe lëvizjeve të reja me pëlqyeshmërinë e arritur nga publiku kanë superuar një pjesë të politikanëve kryesorë të opozitës në vend.

Lidhur me renditjen e të tre këtyre liderëve të rinj mes tyre, në vend të parë është Adriatik Lapaj me pëlqyeshmëri 27.78% të qytetarëve, më pas Arlind Qori me pëlqyeshmëri 17.6% të qytetarëve  dhe në vend të tretë renditet Endri Shabani me 13% pëlqyeshmëri të qytetarëve. /Euronews Albania

Lini një Përgjigje