
Deputetja Monika Kryemadhi tha se nëse do të ktheheshim në vitin 2016, ajo nuk do ta votonte reformën në drejtësi. Kryemadhi u shpreh se drejtësia po bëhet me regji dhe shprehet kundër kësaj drejtësie.
Në një intervistë për “Ora News” Kryemadhi u shpreh se në këto kushte, nuk do ta votoja përsëri një SPAK, pasi për të është në provë.
Ajo sulmoi Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e akuzon se përdor gazetarët për të dezinformuar opinionin për qëllime politike.
Isa Myzyraj: Jeni e pakënaqur me drejtësinë deri tani?
Monika Kryemadhi: Shiko, nëse drejtësia do të jetë me regji, unë nuk kam votuar këtë drejtësi.
Isa Myzyraj: Do ta votoje në këto kushte përsëri një SPAK nëse do të ktheheshim pas në kohë?
Monika Kryemadhi: Jo! Sepse për mua SPAK është në provë. Pse nuk do ta votoja? Nëse SPAK-u do të bënte politikë që përdor gazetarët për të dezinformuar opinionin për qëllime politike, unë nuk e kam votuar këtë në 2016.
Lini një Përgjigje