TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2023, 19:19

SPAK fut në ankth edhe familjen Meta, Kryemadhi hidhet në sulm: Kemi çdo qindarkë me faturë, asnjë akuzë penale ndaj Ilirit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK fut në ankth edhe familjen Meta, Kryemadhi hidhet në sulm: Kemi

Prokuroria e Posaçme ka nisur të shqetësojë edhe familjen Meta. Deri më tani ka qenë Berisha ai që e ka treguar ankthin, por duket se gjërat kanë nisur të lëvizin dhe te Meta.

Monika Kryemadhi ka dalë sot në një intervistë duke tentuar të justifikojë akuzat e hedhur ndaj saj. Ajo u shpreh se ata çdo shpenzim e kanë bërë me fatura dhe nuk kanë asnjë shkelje.

Deputetja Monika Kryemadhi tha për “Ora News”, se sa i përket dosjes së lobimit në SHBA për të cilën SPAK po heton do të rezultojë se nuk do të ketë asgjë.

-Sa i përket dosjes së lobimit të LSI, ka diçka të re, jeni thirrur për të dëshmuar?

Monika Kryemadhi: Jo, dosja e lobimit, pra të gjitha paditë e Erion Veliajt është lobimi, hetimi pasuror imi i familjarëve të mi, operacionet plastike, off-shoret, sigurisht që çështja e lobimit është në hetim edhe kur janë thirrur përfaqësues të PL dhe ish-LSI, për një gjë të jeni të bindur se çdo gjë është e dokumentuar me fatura. Ajo që është shqetësuese është kur injoranca dominim mbi vërtetësinë, në SHBA nuk çeçon njeri para cash, dhe nuk ka kompani në SHBA që deklaron se ka marrë para cash. Dhe PL, dhe Ish-LSI e ka bërë çdo gjë me para në bankë dhe me faturë.

-Jeni në dijeni nëse SPAK i ka komunikuar ndonjë akuzë Ilir Metës?

Monika Kryemadhi: Jo, zero akuza i ka bërë SPAK Ilir Metës.

 

Lini një Përgjigje