TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2023, 14:10

Protesta e Rithemelimit, Berisha: Nuk ka asnjë krisje me Gazment Bardhin

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e Rithemelimit, Berisha: Nuk ka asnjë krisje me Gazment Bardhin
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë krisje me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Berisha tha nuk ka asnjë krisje në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Berisha thotë se opozita do të kërkojë heqjen e mandatit të kryeministrit Edi Rama.

' Jo nuk ka asnjë krisje me Gazment Bardhin. Pse nuk ka? Sepse nuk u votua fare aty. E vërteta është se po të votohej, shumica do dilte për protestë. Por pikërisht se ne nuk operojmë me shumicë dhe pakicë, por ecim me mirëkuptime më të gjëra, por nëse do votohet, shumica do ishte për protestë. Por natyrisht duke parë situatën dhe një ligj që nuk mund të vendosej kurrë, të përjashtosh deputetin ti, po Kongresin amerikan e bllokon 24 orë një kongresmen, del në platformë dhe nuk e kanë hequr. Dhe quhet filubuster, janë matur disa herë për ta hequr, por nuk e kanë hequr. Duhet të kesh një durim aty. Se çfarë po protestojnë këta? Po protestojnë që të kenë të drejtë për të hetuar Edi Ramën. Se Edi Rama po bën kërdinë.

Unë do u paraqes këtu dhjetëra e dhjetëra tendera të Rea Xhillarit dhe si përgjigje, ai doli e tha se nuk është pjesë e familjes sime. A mundet që të sillesh në këtë mënyrë? Se kush është anëtar i familjes sime e përcakton ligji për zyrtarin. Don apo nuk don ti, i ke anëtarë të familjes tënde. Kurse ai njëherë thotë janë, pastaj del që vajza nuk është. Nuk mund ta falim. Dhe ua thashë ju, do kërkohet heqja e mandatit të Edi Ramës. Do dorëzohen dokumentet, po mbledh grupin e juristëve për të kërkuar heqjen e mandatit.", tha Berisha.

 

sali berisha gazment bardhi

Lini një Përgjigje