
Një ditë pas seancës së tensionuar parlamentare, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga seanca plenare të deputetëve Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli pasi krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.
Mes tymueseve PS miratoi dje rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.
Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën, ndërsa thyen xhamin e derës kryesore të Kuvendit.
Sipas mazhorancës këta tre ligjvënës krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.
Ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të votimit, Gazment Bardhi paralajmëroi se rregullorja e re do të çohet po në Gjykatën Kushtetuese.
Lini një Përgjigje