TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2023, 07:11

A do të jeni kandidat për kryeministër në 2025? Përgjigjet Sali Berisha

Shkruar nga Pamfleti

A do të jeni kandidat për kryeministër në 2025?

Në emisionin “Opinion”, ish kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së gazetares Jonida Shehu nëse do të jetë kandidat për kryeministër në vitin 2025.

“Me vullnetin e shqiptarëve, pa asnjë mëdyshje”, iu përgjigj Berisha. Më tej ai shtoi se pas fitores në zgjedhje do të ketë edhe një referendum për kryeministrin. 


Jonida Shehu: Do të jeni kandidat për kryeministër në 2025?

Sali Berisha: Me vullnetin e shqiptarëve, pa asnjë mëdyshje.

Blendi Fevziu: Ju do futeni në listën e PD si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025?

Sali Berisha: E kam deklaruar, të lutem. Pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një referendum për kryeministrin.

sali berisha kryeministër në 2025

Lini një Përgjigje