TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 22:09

Tensionet në Kuvend/ Hila përplaset me Boçin: Opozita e ka dhunën fizike gjenetike

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend/ Hila përplaset me Boçin: Opozita e ka

Analisti Dritan Hila ka folur lidhur me zhvillimet e fundit mes opozitës dhe mazhorancës, duke u ndaluar te tensionet e krijuara edhe në seancën e sotme.

Hila u shpreh se “opozita ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë” dhe se detyra e kësaj të fundit nuk është të shkaktojë tensione.

Sipas tij, opozita ka çuar ujë në mullirin e Edi Ramës duke krijuar tensione dhe trazira dhe duke mos iu drejtuar debatit në Parlament.

“Opozita ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë. Detyra e saj nuk është kjo. Do preferoja që këto ditët me flakadanë dhe përleshje duhet të ishin kaluar me debate në parlament. Ata çuan ujë në mullirin e Edi Ramës. Opozita është konfliktuale dhe dhunën fizike e ka pjesë të saj gjenetike. Ajo që percepton publiku është se Berisha ka një problem dhe po tërheq opozitën nga pas”, u shpreh Hila.

Nga ana tjetër ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se shkelja e rregullores ka nisur nga mungesa e debatit brenda Parlamentit, që sipas tij nuk është lejuar nga mazhoranca gjatë zhvillimit të seancave.

Sipas tij jeta parlamentare është goditur në zemrën e saj, gjë që ka sjellë dhe reagimin e fundit të opozitës.

“Ne vuajmë nga amnezia, sepse shkelja e rregullores nisi nga debati brenda, sepse nuk lejohet. Deputetët e përjashtuar merrnin fjalën vetëm 2 minuta dhe nuk lejoheshin.

Nuk na është dhënë as fjala për procedurë, na është ndërprerë fjala mua dhe shumë deputetëve. Jeta parlamentare është goditur në zemrën e saj. Koha përcaktohej 40 minuta për opozitën dhe 100 për mazhorancën”, tha ai për “Open”.

hila boci tensione

Lini një Përgjigje