TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 21:41

"Do e drejtoj PD nga thellësitë e çdo qelie", Berisha i bën rezistencë SPAK: Nuk ka mur që të ndalojë idealet e lirisë

Shkruar nga Pamfleti

"Do e drejtoj PD nga thellësitë e çdo qelie", Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike edhe nëse SPAK vendos masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ai u shpreh se partinë do e drejtonte “nga thellësitë e çdo qelie” dhe se do e çonte drejt fitores. Berisha theksoi se pavarësisht masave të sigurisë, do të vijonte të komunikonte me qytetarët.

“Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelia. Unë do e drejtoj dhe do e çoj drejt fitores. Mund të marrë vendim që të mos komunikoj idealet e mia me shqiptarët? Kurrë. Nuk ka mure që ndalojë idealet e lirisë. Unë qëndroj më i sigurt se kurrë. Shqipëria krahasohet me Rusinë e Putinit. Ky diskutim fsheh katastrofën që vjen për dhunimin e Kushtetutës”, tha Berisha për “Opinion”.

berisha spak qeli

Lini një Përgjigje