TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 20:53

Veliaj tenton të lajë veten nga llumi me inceneratorët: Opozita hedh baltë, kam përgjegjësi për bashkinë dhe jo për qarkun

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj tenton të lajë veten nga llumi me inceneratorët: Opozita

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka tentuar të lajë veten me aferën einceratorëve. Ai ka dalë sot në mbrëmje në një televizion të rreshtuar tashmë krah qeveris, duke mohuar se ai ka gisht në këtë skandal.

Ai ka deklaruar në emisionin “Real Story” në ‘ABC Neës’ se ai ka firmosur vetëm për Tiranën, ndërkohë të gjithë kryebashkiakët e tjerë janë përgjigjur më vete si ai i Vorës, apo Kavajës.

Ashtu si gjithmonë, ai ka tentuar ta kalojë këtë situatë duke akuzuar opozitën.

Gënjeshtra konkrete është që kanë firmosur në emër të qarkut. Kjo është logoja e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, jemi parimisht dakord për sa i përket rolit të bashkisë. Sa mbetje prodhon Tirana, kur është sezoni i këtyre mbetjeve, në verë ka më pak mbetje se një pjesë e madhe janë pushim. Kështu që kontributi ynë në këtë proces ka qene për të dhënë të gjithë informacionin se sa përballohet në bashkinë e Tiranës. Kështu që e gjithë legjenda urbane se sa janë ndërtuar në emër të të gjithë qarkut të Tiranës bie poshtë, është përgjigjur më vete kryetari i bashkisë së Vorës, më vete kryetari i bashkisë së Kavajës. Në ato vite kanë qene të forcës politike që i ngre këto akuza. Unë e kuptoj se çfarë hallesh kanë, hallet që kanë familja Berisha, familja Meta, mos i pastë njëri në këtë botë, ua kuptoj pse kërcen nga belaja gjithë kjo orkestër, por ky nuk është halli im. Duhet të kuptoni që bashkia e Tiranës ngre komisione çdo ditë, ku do të vendosen stacionet e autobusave, ku do të jenë kazanët e plehrave, ku do jetë kopshti i ri, cerdhja e re, është një punë rutinë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje