
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur pas hetimit dhe arrestimeve të SPAK për inceneratorin e Tiranës.
I pyetur nëse dikush ka tentuar të përfitojë nga kjo çështje, Veliaj pranoi në njëfarë mënyre se është fajtor duke thënë se ‘ka njerëz që kanë gabuar’. Pra edhe ai si Rama, shprehet se mund t’i kenë ngrënë kumbulla pas shpine, por ai ska faj.
Ai shtoi gjithashtu se e vendos Gjykata nëse personat e përfshirë në aferën e inceneratorit kanë tentuar të vjedhin ose jo. Veliaj pranon se duhet të mbajnë përgjegjësi por mohon zërat se nuk do të ketë landfill.
“Ka njerëz që kanë gabuar, unë nuk jam këtu, si kryetar i bashkisë nuk kam një plan B, laj thaj ne këtë landfill kemi. A duhet të mbajnë përgjegjësi? Po. Po të thuash se nuk do kemi landifill, është si të thuash nuk do kemi autostradë. Kjo nuk është arsye për të thënë s'do kemi. Do vazhdojmë punën, kemi marrëdhënie vetëm shtet me shtet. Dikush po kërcen nga belaja për të përfshirë njerëz që janë transparent për të pastruar qytetin” tha Veliaj për “Abc News”.
GJKKO la në burg 5 të arrestuarit: Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa vendosi 'arrest shtëpie' për 7 të tjerët: Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.
Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të koncesionarit "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.
Lini një Përgjigje