
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se është çuditur kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar disa shkelje ligjore në komisionin parlamentar për aferën e inceneratorit.
Sipas saj Veliaj ka pranuar angazhimin financuar pa vendim të këshillit bashkiak si dhe një sërë shkeljesh të tjera.
“Në komisionin hetimor askush nuk ma ka pranuar fajin të gjithë janë përpjekur të justifikohen të dalin nga situata, Erion Veliaj ma ka pranuar. Unë e kam pyetur tre herë pasi nuk e besoja dot. I referoheni cilit vendimi të këshillit bashkiak dhe cilës shkresë tuaj? Ai ka pranuar se ka nisur një angazhim financiar pa vendim të këshillit bashkiak dhe kjo është shkelja e parë ligjore për të angazhuar 98 milion euro. Ai ma ka pranuar se megjithëse ministria e financave i kërkonte me shkresa pasuese të sillnin mbështetjen e të gjithë bashkive të qarkut të Tiranës, ai e ka dërguar me shkresë vetëm për bashkinë Tiranë dhe jo për qarkun. Ai e ka pranuar që nuk e kemi bërë ne shpronësimin, ndërkohë shpronësimin e ka bërë bashkia Tiranë dhe bashkia nuk i ka pasur fondet”, tha Jorida Tabaku në “MCN”.
Lini një Përgjigje