
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur për çështjen e inceneratorëve dhe faktit se përse Tirana nuk ka një të tillë, ai u justifikua me faktin se ishte planifikuar për t’u ndërtuar këtë vit, por u anulua për shkak të hetimeve.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Veliaj shtoi më tej se fakti pse nuk është ndërtuar është sepse Sharra nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës dhe pritet të kalojë në pronësi të saj.
“Kjo është e vërtetë. Të pesta bashkitë janë klientë të një kontrate të bërë nga qeveria. Kontrata ka qenë për 30 vite, në 2023 duhet të fillonte ndërtimi i inceneratorit por me këto që ndodhën, u ndërprenë punimet. U mor në administrim nga shteti. Administratori shtetëror duhet të jetë gardiani i kontratës, duhet të vazhdojë me ndërtimin e inceneratorit edhe kur të jepet ky verdikt. Nuk është zgjidhje të mos bëjmë asnjë punë, të bëjmë punë, por me sa me pak probleme. Bashkia nuk është supervizori, është klienti. Sot administrator i kompanisë është një ent shtetëror. Nuk e ndërton bashkia inceneratorin. Është pronë e shtetit. Nuk ka kaluar prona, ka qenë në administrim të Bashkisë.
Zonja Jorida Tabaku në vitin 2012, në cilësinë e nënkryetares së Bashkisë i thotë drejtorit Shemsi Agës, në kuadër të përfundimit të projektit të zotit Olldashi-Basha, i thotë, në vijim të kësaj shkrese merrni masa dhe dorëzimin e objektit nga ana juaj, për Sharrën. Nuk e jep me Këshill Bashkiak, as kryesie partie, ia jep me shkresë. Nuk është pronë e Bashkisë”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje