TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 21:45

Kaosi në Kuvend, Boçi: Garda nën urdhrat politikë tërhoqi zvarrë deputetët

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Boçi: Garda nën urdhrat politikë

Luçiano Boçi, u shpreh se situata e krijuar në Kuvend nuk është normale, por shkak për këtë gjë nuk është bërë opozita por mazhoranca.

Ndërsa për përplasjet e deputetëve të opozitës me Gardën, Boçi tha se ka një tejkalim të kompetencave me urdhër, e cila nën urdhrat politikë tërheqin zvarrë Rithemelimin.

“Situatat e krijuara nuk janë normale, por nuk janë krijuara nga deputetët e opozitës. Janë pikërisht gardistët e urdhëruar për të penguar deputetët e opozitës. Deputetët e opozitës kanë të drejtë të futën në kuvend, janë penguar deputetët që kanë pasur të drejtë të futen. Jemi në një tejkalim të kompetencave të gardës, e cila nën urdhrat politikë tërheq zvarrë deputetët e opozitës.

Seanca ishte për ndryshimin në rregullore, dhe kjo përcakton qartë rolin e deputetit dhe gardistit. Gardisti vetë nuk mund të jetë aktor i përplasjeve. Prezenca fizike nuk është ajo që të bën deputet në kuvend. Pasi aty ka deputetë prej vitesh dhe nuk i njeh njeri, pasi nuk janë aktiv.

Askush nuk është e përcaktuar që deputeti të mos jetë prezencë në seancën plenare. Duhet të marrë pjesë dhe në komisione, por s’ka të drejtë fjalë apo vote”, u shpreh Boçi në “News24”.

luçiano boçi kaosi në kuvend

Lini një Përgjigje