TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 22:39

Berisha në sulm ndaj SPAK edhe për të birin: Po e thërrasin politikisht, s’ka lidhje me Gërdecin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në sulm ndaj SPAK edhe për të birin: Po e thërrasin

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah të birit lidhur me refuzimin që i bëri sot gjykatës për të dëshmuar për Gërdecin.

Berisha tha se nuk ka pasur asnjë ftesë prandaj nuk është paraqitur. Ai shtoi se djali i tij thirret në SPAK për motive politike, për një çështje që nuk ka asnjë lidhje.

Një fabriakcion i tipit të vjetër. Djali im, kryekëput për motiv politik është thirr në SKAP për një çështje që nuk ka asnjë lidhje. Ka dëshmuar dhe ka lënë adresën, por duke qenë se thirrja e tij është një turp. Asnjë njoftim, një mashtrim i turpshëm i skapistëve. Kanë deklaruar se nuk ia gjetën adresën”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje