TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2023, 10:06

Ish-deputetja e PD-së 'shuplakë' Argita Malltezit: Ka zero kontribut në parti, e djathta është totalisht jashtë loje!

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputetja e PD-së 'shuplakë' Argita Malltezit: Ka zero
Lajla Përnaska

Ish-deputetja Lajla Përnaska foli në lidhje me situatën politike në vend, kryesisht në PD. Ajo theksoi se e djathta aktualisht është totalisht jashtë loje.

Sipas saj Argita Berisha, nuk ka luajtur asnjë rol në PD duke shtuar se në këtë situatë, ajo nuk ndihet e përfaqësuar.

“Unë nuk shoh asnjë forcë të asnjë familje te e djathta. E djathta është totalisht jashtë loje. Argita Berisha ka zero rol në PD.

Bashkëshorti i saj ka pasur një angazhim  pak më të madh, por për mua problemi është se e djathta është e papërfaqësuar.

Deri në këtë moment që flasim, unë nuk e ndjej veten të përfaqësuar. Ne në këtë shtet duhet të mësojmë të funksionojmë nëpërmjet ligjeve”-tha ajo në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians'.

Në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit të mbajtur me 2 Dhjetor e pranishme mes të tjerëve edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pjesëmarrja e vajzës së Berishës, Argita Malltezi ka tërhequr vëmendjen në punimet e Kuvendit Kombëtar, pasi është hera e parë që e bija e ish-kryeministrit është shfaqur publikisht në një forum partie.

E pyetur nga gazetarët më vonë,  Malltezi sqaroi se nuk është në planet e saj pjesëmarrja aktive në politikë. Vajza e ish-kryeministrit sqaroi se ka qenë gjithnjë pjesë e PD-së, por se nuk ka ambicie për më shumë. 

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe vetë Sali Berisha kur u pyet nga gazetarët.

 

 

 

lajla përnaska argita berisha

Lini një Përgjigje