TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2023, 12:55

Kaosi në Kuvend dhe sherri me Gardën, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend dhe sherri me Gardën, PS kërkon përjashtimin
Kaosi i djeshëm

Partia Socialiste ka kërkuar të përjashtohen me dhjetë ditë tre deputetë të opozitës nga punimet e Kuvendit.

Kjo kërkesë lidhet me episodet e djeshme në Kuvend, ku disa deputetë u bënë protagonistë në sallë duke hedhur flakadanë dhe tymuese.

Bëhet fjalë për Saimir Korreshin, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin.

Partia Socialiste në seancën e së enjtes, e cila zgjati jo më shumë se 8 minuta votoi rregulloren e re, në të cilën parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët, që përfshihen në skena dhune dhe pengojnë punimet e Kuvendit.

 

Lini një Përgjigje