TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2023, 18:25

Firmosi kundër arrestimit të Berishës? Reagon Gjekmarkaj: Kam kërkuar interpretim të Kushtetutës

Shkruar nga Pamfleti

Firmosi kundër arrestimit të Berishës? Reagon Gjekmarkaj: Kam

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi i doli emri te shkresa që ka shkuar në Kushtetuese kundër arrestimit të Berishës. Ai shprehet se nuk ka firmosur për ta mbrojtur ish-kryeministrin, por kërkon një interpretim kushtetuese.

Standardi i imunitetit nuk është çështje personale e asnjë deputeti, por mbrojtje ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt, por me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi. Më parë Kuvendi ka mbajtur qëndrimin që duhet (rasti Tahiri), ndërsa së fundmi kjo dispozitë kushtetuese është aplikuar ndryshe. Është Gjykata Kushtetuese që duhet të thotë fjalën e fundit, dhe secili prej ne të tjerëve ta zbatojë standardin e vendosur prej saj!

Çdo abuzim me këtë fakt është thjesht retorike politike, përdorim që nuk ka lidhje me të vërteten. Kushtetuta është garancia për të gjithë pa ngjyra politike. Goditjet ndaj saj rrezik për të gjithë herët a vonë qoftë. Qartësia nuk është as pro as kundra dikujt ajo është thjesht e domosdoshme”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje