TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2023, 19:01

Pezullimi i paktit për emigrantët, reagon Melon: Respektoj vendimin e Gjykatës, shpresoj të mos anulohet

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i paktit për emigrantët, reagon Melon: Respektoj vendimin e

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët afrikanë.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë plan B në këtë rast, teksa shtoi se respekton vendimet që merr një vend sovran si Shqipëria.

Ndërsa në rast se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri jep dritë jeshile për marrëveshjen, kryeministrja italiane u shpreh se do të ketë një përshpejtim të procedurave për ngritjen e kampeve dhe strehimin e emigrantëve.

“Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se çdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj. Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”, tha Meloni.

meloni reagim vendim marreveshje emigrante

Lini një Përgjigje