TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2023, 09:27

Aleksandar Vuçiç, fushatë me fantazmat e së shkuarës: Ushtria, gati të hyjë në Kosovë!

Shkruar nga Pamfleti

 Aleksandar Vuçiç, fushatë me fantazmat e së

Skuadrone ekstremiste pro pushtetit kanë mbushur Beogradin me parulla gjithë urrejtje e dhunë.

“Kur ushtria do të kthehet në Kosovë”.

“Ratko hero, bekuar nëna që të lindi”,

Putin-vëlla!

Kulmi i fushatës zgjedhore në Serbi ka risjellë kriminelët më të tmerrshëm të shekullit të 20, si Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç apo edhe Vladimir Putin.

Skuadrone ekstremiste pro pushtetit kanë mbushur Beogradin me parulla gjithë urrejtje e dhunë.

“Kur ushtria do të kthehet në Kosovë”.

“Ratko hero, bekuar nëna që të lindi”,

Putin-vëlla! Janë vetëm disa nga këto sllogane të bajatshme që kanë nisur të diskutohen në mediat e arsyeshme të Beogradit.

Gazeta opozitare ndaj Vuçiç e njohur si pro-perëndimore, ‘Danas’ shkruan se ridalja e këtyre fantazmave të së shkuara është një turp që njollos qeverinë.

Gazetarja Milica Mihajloviç, reportere e njohur e ‘Danas’, thekson se mbushja e rrugëve të Beogradit me këto turpe, nuk tregon asgjë tjetër veçse një manovër të qeverisë së Vuçiçit për të rikthyer njollat më të errëta të nacionalizmit.

Pak kohë më parë shkruan ‘Danas’ një grup organizatash të shoqërisë civile dorëzuan 308 raporte në shërbimet komunale në 10 qytete dhe komuna në Serbi me kërkesë për heqjen e muraleve dhe grafiteve që promovojnë Ratko Mlladiqin, i dënuar për krime lufte, por asnjë mural i vetëm nuk është hequr deri më sot.

“Hero Ratko”, “Faleminderit nënës që të lindi”, “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”, janë vetëm disa nga mbishkrimet që mund të gjenden në muralet në Beograd dhe në mbarë Serbinë.

Në datën 20 dhjetor do të nisë nënshkrimi i peticionit civil për heqjen e grafiteve dhe pikturave murale që nxisin urrejtje dhe intolerancë, si dhe dorëzimi i propozimeve për përmirësimin e situatës në shoqëri për heqjen e grafiteve dhe muraleve që nxisin urrejtje dhe intolerancë në sipërfaqet publike, njoftuan organizatat e shoqërisë civile.

Ka shumë ligje që rregullojnë këtë çështje në Serbi, të cilat, për fat të keq, nuk zbatohen në praktikë, thekson gazetarja e njohur. E cila shkruan: “Muralet kudo në botë kanë rolin e pasurimit të hapësirës së jetesës, zgjimit të përvojës estetike tek njerëzit. Tek ne, për fat të keq, kanë një qëllim politik dhe negativ”.

Milan Filipoviç, drejtor kërkimor i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM) thekson se nëse do të ndalohej keqpërdorimi i hapësirave publike me qëllim të propagandimit të urrejtjes dhe intolerancës, sigurisht që kjo do të çonte në një përmirësim të situatës në shoqëri.

Muret e ndërtesave në hapësirat publike të qyteteve dhe qytezave në Serbi kanë qenë për një kohë të gjatë një platformë për grupet e ndryshme të djathta për të promovuar lirisht dhe pa u ndëshkuar gjuhën e urrejtjes.

Njerëzit që shesin në vende jashtë tregut për të mbijetuar, shpesh ishin në shënjestër të sulmeve të huliganëve dhe ekstremistëve, vijon Filipoviç për ‘Danas’.

Megjithatë, në nëntor 2021, pati disa incidente pikërisht për shkak të përpjekjes për të hequr muralin e Ratko Mlladiçit në rrugën Njegošova në Beograd, por edhe të Dragoljub Mihailoviç, komandantit të lëvizjes Ravnogorski në Jugosllavi.

U arrestuan aktivistë për të drejtat e njeriut – mes tyre Aida Çoroviç dhe Jelena Jaçimoviç.

Gjatë këtij viti, muralja e Vladimir Putin pranë gjimnazit kryesor të Beogradit u pikturua dhe u shkatërrua disa herë.

“Kam marrë konfirmimin e padisë ndaj meje nga Gjykata e Apelit. Tani jam i dënuar ligjërisht se kam vepruar në përputhje me ligjet e këtij shteti. Shteti do të përpiqet me të gjitha forcat që të relativizojë periudhën e viteve nëntëdhjetë dhe krimet e luftës që janë bërë. Policia bashkiake as nuk pyet për murale që përhapin urrejtje, dhe e dinë kush i bën. Të gjitha rrugët të çojnë në një klikë të vogël njerëzish që vendosin gjithçka. Dita e tretë dhe e katërt e majit tregojnë ndikimin që një grafit i tillë ka në shoqëri, mbi të gjitha te të rinjtë”, thotë aktivistja Aida Çoroviç.

Aktivistja shpjegon se, pasi ajo dhe Jelena Jaçimoviç u ndaluan për vezët në muralin e Ratko Mlladiçit, partitë opozitare nuk reaguan, vetëm individë nga sektori civil u shprehën dhe organizatat ndërkombëtare". Opozita e tregoi fytyrën e saj të vërtetë", duke mos reaguar./​Pamfleti

vuçiç fantazmat e së shkuarës ushtria kosovo

Lini një Përgjigje