TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2023, 14:59

Kuvendi në kaos, Rama u shmanget problemeve: Kur jam jashtë shtetit nuk flas për gjendjen politike të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi në kaos, Rama u shmanget problemeve: Kur jam jashtë shtetit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me ftesë te homologes, Georgia Meloni, ndodhet ditën e sotme në Romë ku merr pjesë në Kongresin vjetor të partisë së Giorgia Meloni-t, Vëllezërit e Italisë.

Gjatë këtij eventi ai u pyet nga gazetarët për gjendjen e opozitës shqiptare, por refuzoi të komentonte. Kreu i qeverisë tha se kur del jashtë vendit, nuk flet lart e poshtë për problemet politike të vendit të vetë.

“Unë kam një parim kur dal jashtë vendit dhe nuk flas me gjuhën time dhe për problemet e politikës në vendin time. Besoj se jashtë kufijve të vendit tënd duhen mbrojtur edhe ata që ndoshta mund të mos jenë shumë në formë në vendin tënd në këtë rast. Kur kam qenë në opozitë dhe lëvizja jashtë vendit, nuk flisja për problemet e qeverisë time shqiptare”, u shpreh Rama.

edi rama kaosi në kuvend opozita

Lini një Përgjigje