
Për herë të parë pas 20 vitesh Tropoja ka “parë” një ministër të Brendshëm që ta vizitojë.
Ministri Taulant Balla ditën e sotme vizituar Tropojën, ku me vete ka pasur dhe një listë të gjatë me vrasjet e rënda që janë shënuar vite më parë. Balla është takuar me punonjësit e policisë në Komisariatin e Tropojës, ku ka kërkuar që të zbardhjen vrasjet e viteve 1997, 1998 dhe viteve në vijim.
“Vitin e ardhshëm do të kemi më shumë turistë, duhet rritur përgjegjësia. Hetimi i ngjarjeve të vjetra dhe dhënia fund e pandëshkuemërisë duhet të jenë vëmendja kryesore. Edhe krimet e së shkuarës, kryesisht ato ndaj pronës e personit, ne duhet që të vazhdojmë punën hetimore. Nuk duhet t’i gëzohemi faktit që tani s’kemi ngjarje kriminale, por kemi përgjegjësinë që të bëjmë drejtësi. Publiku na vlerëson për çdo hap që hedhim edhe në këtë drejtim”, tha Balla gjatë vizitës në Tropojë.
Kujtojmë që vrasjet e bujshme të shënuara në vitin 1997 deri në vitin 2000 janë ato të Haklajve, ku u ekzekutuan Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.
Aishe Haklaj, motra e madh e familjes Haklaj, në prill të këtij viti u paraqit në SPAK, ku paditi Sali Berishën dhe 15 të tjerë, që akuzohen si banka e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit.
Dhe si duket Balla me këtë lëvizje po sfidon hapur Sali Berishën me Tropojën e tij.
Lini një Përgjigje