TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 21:03

Berisha akuza qeverisë: Janë antishqiptarë, do të përballen me zemërim deri në fitore

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza qeverisë: Janë antishqiptarë, do të

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e përditshme nga dritarja e banesës së tij ku është në arrest shtëpie. Ai ka akuzuar qeverinë e Ramës si një qeveri antishqiptare.

Berisha tha se qeveria e Shqipërisë sot vjedh përditë qytetarët dhe godet pamëshirshëm opozitën. Sipas tij, ata që godasin pa mëshirë opozitën, do përballen me zemërim deri në fitore.

“Urimet më të përzemërta kolegëve të Partisë së Lirisë për Konventën shpëtimtare. Një përshëndetje të përzemërt bashkëpunëtores së ngushtë të presidentit Rugova, zonjës Edita Tahiri. Kemi një qeveri që vjedh qytetarët çdo ditë dhe po na poshtërojnë. Rama dhe Veliaj janë simbolet më të nxira të antishqiptarizmit.

Sot është koha e luftëtarëve dhe guximtarëve, koha është e atyre që marrin vendime të rëndësishme për këtë vend dhe komb. Ata që nuk njohin kufij në ashpërsinë ndaj nesh, do të përballen me zemërimin deri në fitore”, tha Berisha.

sali berisha edi rama

Lini një Përgjigje