TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 20:48

Dorëheqja e Endrit Braimllarit nga posti i nënkryetarit të PL-së, Meta bën të paditurin: S’jam në dijeni

Shkruar nga Pamfleti

Dorëheqja e Endrit Braimllarit nga posti i nënkryetarit të

Siç e paralajmëroi, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë mbrëmje ka shkuar poshtë ballkonit të banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është nën arrest shtëpie prej kohësh.

Gjatë rrugës ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me dorëheqjen e Endrit Braimllarit nga posti i nënkryetarit të PL-së.

Meta ka bërë të paditurin, ndërsa është shprehur se nuk është në dijeni të një lëvizje të tillë, por ka shtuar se PL do të ketë një strukturë të re në vazhdim.

Nuk jam në dijeni të një veprimi të tillë, nuk e kam vënë re, por e kemi bërë të qartë që do të kemi një strukturë të re. Pres nga ai (Braimllari) të ushtrojë detyrën si kryetar i këshilltarëve të PL-së në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Meta


Endri Braimllari ishte i pranishëm ditën e sotme në Konventën e Partisë së Lirisë, ndërsa votoi dhe për zgjedhjet e presidentit dhe zëvendëspresidentit.

ilir meta endrit braimllari

Lini një Përgjigje