TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 20:27

Frika e burgut bën bashkë Metën dhe Berishën, kreu i PL i shkon Saliut poshtë ballkonit!

Shkruar nga Pamfleti

Frika e burgut bën bashkë Metën dhe Berishën, kreu i PL i

Ilir Meta i ka shkuar Berishës poshtë ballkonit, duke mos ndalur elozhet

Ilir Meta i ka shtrirë Sali Berishës dorën për të krijuar një front të përbashkët anti-SPAK dhe anti-SHBA.

Edhe pse qëndroi gati një vit larg, Meta ka vendosur të ndjekë rrugën e doktorit, i cili intimidon dhe shan drejtësinë. Si duket pazaret nuk ecën dhe Meta tani kërkon që të jenë bashkë kundër SPAK, me shpresën se kjo do ta shpëtojë nga burgu.

Pak më parë ai i ka shkuar Berishës poshtë ballkonit, duke mos ndalur elozhet. Po ashtu mbante veshur dhe bluzën me sloganin "Lironi liderin e opozitës".

Moj Serbi, murin ta prisha se më thonë Sali Berisha. Po, Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës. Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë. Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik. Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishën, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe me Zotin që t’u flasë shqiptarëve më kthjellët. Adenauer ka thënë: Të gjithë jetojmë në të njëjtin qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont. Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës e kanë ngjitur lart dhe shikon shumë më tepër se ne që jemi këtu poshtë”, tha ai.

Më tej, Meta tentoi të justifikohej se u kujtua pas afro 4 muajsh të shkonte aty. Ai nxori si përfaqësues të tij Genc Gjokutajn, që paska qenë çdo ditë, sipas tij.

Janë të shumtë ata që thonë se pse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu ku vijnë shqiptarët dhe patriotët. Por, presidenti duhej të vinte si president te presidenti i përgjithshëm, Sali Berisha. Keni pasur këtu çdo natë avokatin sulmues, jo mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe shumë përfaqësues të tjerë të Partisë së Lirisë. Dua t’u them të gjithëve, politika është politikë, por atdheu është një dhe vetëm një. Besimet fetare janë të ndryshme, por udhëheqësit tanë fetarë të të gjitha besimeve na kanë lënë një mësim: pa atdhe, nuk ka fe. Pa Shqipëri, nuk ka parti. Prandaj jemi sot këtu”, tha ai.

Më pas, Meta ja dha fjalën Erisa Xhixhos, duke dashur të tregojë se koalicioni lulëzon. Mirëpo nuk mori atë që priste nga lart dritares. Berisha thjesht përshëndeti Konventën e PL dhe kaq, duke e injoruar totalisht./Pamfleti

 

Lini një Përgjigje