
Ilir Meta është zgjedhur sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por në krye të Partisë së Lirisë.
Në Konventën e Partisë së Lirisë që u zhvillua këtë të shtunë, Ilir Meta mori 690 vota, ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha mori vetëm 27 vota.
Asnjë surprizë nuk pati as në rolin e zv.presidentes.
Në këtë post do të jetë besnikja e tij, Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte plot 680 vota.
Megjthëse nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare mbi përfundimin e procesit, duket se Meta ia doli sërish të marrë “frerët” e Partisë së Lirisë.
Lini një Përgjigje