TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 19:41

Protestat para Bashkisë, Veliaj: Demokratët të mos bëhen gazi i botës, Meta dhe Berisha kanë hall tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Protestat para Bashkisë, Veliaj: Demokratët të mos bëhen

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e mbajtur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para institucionit të Bashkisë.

Veliaj i bën apel Rithemelimit dhe PL-së që të mos bllokojnë vendimmarrjen për dhënien e qytetarisë së nderit Ali Ahmetit dhe ndihmën ekonomike për njerëzit në nevojë në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak.

Atë dite ne kemi vendime të rëndësishme, janë kryesisht vendime të ndihmës ekonomike, të shpërndarjes së parave për disa shtëpi që janë djegur aksidentalisht, janë 26 shtëpi në per bonus qiraje për tërmetin dhe kemi një vendim të madh, simbolik për dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ per Ali Ahmetin”, u shpreh Veliaj për Report TV.

Veliaj gjithashtu u bën thirrje Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që të mos bëhen gazi i botës, ditën kur sipas tij Këshilli Bashkiak do të marrë disa vendime shumë të rëndësishme për qytetin.

"Nëse duan të bëhen gazi botës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, dhe të bllokojnë vendimmarrjen për dhënien e qytetarisë së nderit, Ali Ahmetit, apo të pengojnë ndihmën ekonomike, le ta bëjnë, por di të them se qyteti ka menaxhuar vendimmarrje të Këshillit Bashkiak edhe në pandemi, edhe pas tërmetit, kështu që, një lloj karagjozllëku i tillë nuk pengon jetën e qytetit. Siç thashë, është një stan me lepuj dhe me gjithë insistimin tim që t’i çojmë njerëzit te Kopshti Zoologjik, insistimi i tyre për ta sjellë Kopshtin Zoologjik këtu është e drejtë e tyre, jetojmë në demokraci nuk ka asnjë problem”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se Berisha dhe Meta po bëjnë zhurmë për t’i hequr vetes frikën nga humbja e radhës.

Te filmi ‘Beni ecën vetë’, Beni bërtiste me zë të lartë dhe ulëriste në pyll që t’i hiqte frikën vetes, jo që të trembte të tjerët. Këta bëjnë zhurmë për t’i heq vetes frikën nga humbja e radhës, po nuk e dëmtojnë qytetin. Sigurisht, përfundojnë nëpër instagrame dhe reelsat e turistëve. Unë po bëj çmos t’i çoj turistët tek Kopshti Zoologjik, ata bëjnë çmos ta kthejnë Kopshtin Zoologik në qendër të Tiranës, por kjo është zgjedhja e tyre. Kështu që nuk e ndërpresim jetën e qytetit”, deklaroi Veliaj.

erion veliaj rithemelimi bashkia proteste

Lini një Përgjigje