
Ilir Meta duket se ja ka dalë ta largojë gruan nga funksionet drejtuese. Pas 6 orësh ka përfunduar Konventa e PL, ku u miratuan ndryshimet statutore për nepotizmin në parti, teksa u rrëzuan propozimet e Kryemadhit për konfliktin e interesit. Ai pranoi propozimin e saj për të rritur pjesëmarrjen e grave.
Kreu i PL tha se Konventa u mbyll për sot, por asesi për publikun. Meta iu bëri thirrje simpantizantëve që në orën 20:00 të bashkohen në “Rrugën e shpresës”, aty ku ndodhet në arrest shtëpie ish-kryeministri Sali Berisha.
Në këtë Konventë, Meta hodhi edhe akuza ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa paralajmëroi anëtarët se kush është me të mund të qëndrojë në parti.
Por e gjithë Konventa ishte një show mediokër. Sado Ilir Meta të mundohet të thotë pas 20 vitesh se LSI (PL) nuk është parti familjarë, nuk e heq dot damkën. Kjo parti u krijua mbi nepotizmin, mbi punësimet mbi paranë dhe mbi vjedhjen. Vetëm këto i dhanë vota Metës. Duke tentuar të zhbëjë këtë damkë, Meta mund të përfundojë pa gjë fare në zgjedhjet që vijnë, gjithmonë nëse SPAK fle gjumë.
Lini një Përgjigje