
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke komunikuar me gazetarët është pyetur në lidhje me një video të publikuar nga PD, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Në përgjigje, Meta e ka cilësuar Partinë Demokratike, ‘parti e vulës pa moral’. Ai riktheu në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.
“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e hekurt e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.
Lini një Përgjigje