TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 15:48

Flamur Noka në Kolonjë: Babëzia dhe padrejtësitë mbajnë emrin e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka në Kolonjë: Babëzia dhe padrejtësitë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me demokratët e Kolonjës ku ka hedhur akuza mbi kryebashkiakun e Ersekës Erion Isai. Ai tha se padrejtësitë që ndodhin në Kolonjë dhe gjithë vendin kanë vetëm një emër, Edi Rama dhe Rilindja.

“Distanca gjeografike, por edhe për shkak se dhuna dhe terrori shtetëror në një zonë si Kolonja ka qenë më e madhe se kurrë ndonjëherë dhe se askund tjetër në Shqipëri, tregon se ju këtu e keni sfiduar këtë regjim dhe qëndruat ballëhapur në çdo betejë dhe nuk u dorëzuat.

Ky Erioni (Isai) këtu nuk ka asnjë ndryshim me Erionin e Tiranës. Ka vetëm një ndryshim: në gjatësi. Është më i shkurtër, por në të gjitha veset e tij, perversitetet e tij, babëzinë dhe hajdutërinë e tij, të dy Erionët janë njëlloj sepse në thelbin e tyre, këta të dy nuk përfaqësojnë qytetarinë, por babëzinë e një grabitqari, babëzinë e pushtetit, babëzinë e hajdutëve të pushtetit.

Të gjitha këto padrejtësi që po ndodhin këtu në Kolonjë dhe në të gjithë Shqipërinë, kanë vetëm një emër: dhe ky emër është Edi Rama dhe Rilindja. Ky emër është antishqiptarizmi që përfaqësohet në tërësinë e tij nga ky njeri.

Nuk mund të thuhet ndryshe se kemi të bëjmë me një qeveri që kurrë ndonjëherë nuk ishte imagjinuar. Ky vend ka kaluar dhe ka parë qeverinë shumë, që kur është themeluar; ka pasur qeveri që kanë bërë gjëma, ka pasur qeveri që kanë bërë bëma, arritje, por qeveri që të mos ketë asnjë rekord pozitiv, por vetëm rekorde të zeza është qeveria e Edi Ramës dhe prandaj themi që një qeveri e tillë nuk mund të jetë kurrë ndryshe veçse një regjim antikombëtar”, tha Noka.

flamur noka

Lini një Përgjigje