TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 16:05

Ilir Meta: Monika është nënë e mrekullueshme, për zgjedhjet e 2005-ës i bleva një “Tuareg”

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta: Monika është nënë e mrekullueshme, për

Partia e Lirisë zhvilloi në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare të thirrur nga Ilir Meta.

Në ditën e Konventës së Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi votën për president dhe zëvendëspresidentin e PL-së në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për Monika Kryemadhin, që deklaroi se mund të tërhiqet nga politika për t'iu përkushtuar familjes.

Nuk e shikoj kështu. Ajo gjithmonë ka qenë një nënë e mrekullueshme dhe gjithmonë e dedikuar me fëmijët. Jam i bindur që do ti bëjë të gjithë detyrat e saj me përgjegjshmëri por edhe me emocion. Po si u largua? Ajo është anëtare e KPD. Sepse është ish kryetare. Edhe unë nesër, kur do të jetë ajo ditë ardhtë sa më parë, do jem anëtar i KPD”, u shpreh Meta

Gjatë fjalës së tij, Meta kujtoi edhe një episod nga fushata e vitit 2005, kur Kryemadhi garoi në Kombinat në Tiranë.

Ajo është deputete me shumë vota. E tregoi edhe në 2005. Doktori tha një gjë të madhe pak më parë fola, i kishte pëlqyer shumë dimensioni kombëtar. Monika pati shumë të vështirë në Kombinat sepse sa kishte lindur vajza, në atë kohë Nano i vuri përballë ish ministrin e brendshëm. Edhe ju rekomandua këtij të shkonte në Fier dhe jo në Kombinat, në fund fare kjo bëri një fushatë të paparë mori 30%, fitoi i ndjeri presidenti Nishani, i cili ka qenë miku ynë”, theksoi Meta.

Megjithëse nuk fitoi zgjedhjet, Ilir Meta deklaroi se i bleu bashkëshortes një makinë 'Tuareg' në vitin 2005.

Edhe Monika u gëzua shumë fitoi i ndjeri zoti Nishani sepse fushata i kaloi caqet gjithë ministri u përqëndrua. Pasi kaloi kënaqësia e parë pasi kishte ndodhur rotacioni, më tha mua u lodha ça fitova. Kishte pasur dëshirë për një Tuareg dhe ja plotësova këtë dëshirë. Megjithëse e përdorja unë. Doktori më thotë që në 2007 i thanë që LSI ka rrezik të vërë Monikën kandidate në Tiranë, edhe doktori thotë e kam të zgjidhur vë Bujarin dhe e kam të marrë Tiranën”, tha Meta.

 

ilir meta monika kryemadhi konventa e pl

Lini një Përgjigje