TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 17:53

Konventa e PL-së, Besnik Mustafaj: Kjo parti ka shërbyer si “kingmaker” në zgjedhje, Meta i qartë në atë që synon

Shkruar nga Pamfleti

Konventa e PL-së, Besnik Mustafaj: Kjo parti ka shërbyer si

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar Konventën e Partisë së Lirisë, e cila zhvilloi punimet ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Mustafaj u shpreh se kjo është ngjarje e rëndësishme për vendin, ndërsa theksoi se sipas tij, Meta duket i qartë në atë që synon.

Meta njoftoi se ka bërë një rithemelim dhe është një ngjarje e rëndësishme për vendin. Vetëm një parti është rithemeluar në këto vite, e cila është Partia e Punës që u kthye në Partinë Socialiste. Këtu nuk ka ndodhur. Kam pasur shpresë se PD do e bënte të njëjtën gjë duke i dhënë vitalitet të ri duke e bërë këtë. Meta duket se e ka të qartë atë që synon”, u shpreh Mustafaj për News24.

Ish ministri Besnik Mustafaj ndërsa thekson se Partia e Lirisë është një forcë e tretë në vend, ai shton se kjo parti ka shërbyer vazhdimisht si “kingmaker” në zgjedhje duke ndikuar në krijimin e qeverive.

Është një parti që ka një faktor elektoral, një kingmaker edhe pse është forca e tretë në vend. Pesha për 2025 është e pamatshme sepse është vështirësuar matja e peshës së vërtetë së forcave politike, pas ligjit që bëri Rama me Bashën për zhdukjen e konceptit të koalicionit zgjedhor. Po të shohësh nga spektakli i sotëm, nuk është pa peshë. Kjo do varet nga sa deputetë do nxjerrë, etj”, theksoi Mustafaj.

besnik mustafaj partia e pl konventa e pl ilir meta

Lini një Përgjigje