TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 21:03

I shkoi poshtë ballkonit, Berisha injoron totalisht Ilir Metën; nuk i përmend as emrin

Shkruar nga Pamfleti
I shkoi poshtë ballkonit, Berisha injoron totalisht Ilir Metën; nuk i
Meta poshtë dritares së Berishës

Kur Berisha kishte hall, ai nuk tha asnjë fjalë. Berisha ngriti militantët në protestë pas akuzave të SPAK, por Meta me Monikën e injoruan dhe nuk vajtën. Mirëpo Berisha duket se nuk e ka kapërdirë manovrën e kreut të PL, duke e lënë me “gisht në gojë”.

Ilir Meta i ka shtrirë Sali Berishës dorën për të krijuar një front të përbashkët anti-SPAK dhe anti-SHBA.

Edhe pse qëndroi gati një vit larg, Meta ka vendosur të ndjekë rrugën e doktorit, i cili intimidon dhe shan drejtësinë. Si duket pazaret nuk ecën dhe Meta tani kërkon që të jenë bashkë kundër SPAK, me shpresën se kjo do ta shpëtojë nga burgu.

Pak më parë ai i ka shkuar Berishës poshtë ballkonit, duke mos ndalur elozhet. Po ashtu mbante veshur dhe bluzën me sloganin "Lironi liderin e opozitës".

Moj Serbi, murin ta prisha se më thonë Sali Berisha. Po, Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës. Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë. Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik. Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishën, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe me Zotin që t’u flasë shqiptarëve më kthjellët. Adenauer ka thënë: Të gjithë jetojmë në të njëjtin qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont. Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës e kanë ngjitur lart dhe shikon shumë më tepër se ne që jemi këtu poshtë”, tha Meta.

Por Sali Berisha ka injoruar totalisht kreun e PL. Pavarësisht elozheve, Meta nuk mori atë që pritej nga Berisha. Kreu i Foltores sapo mori fjalën thjesht vlerësoi konventën e PL, por nuk tha asnjë fjalë për Metën. Madje nuk i përmendi as emrin, por e cilësoi president i Partisë së Lirisë. Pra vetëm një fjali për Konventën dhe asgjë tjetër.

Mirëmbrëma, përshëndetjet më të zjarrta luftëtarëve të lirisë, qëndrestarëve të pamposhtur. Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë, anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të saj për konventën historike, konventën e kthesës, konventën e betejës fitimtare”, tha ai. 

Po ashtu, Berisha foli gjatë për Ylli Bodinakun që i kishte shkuar poshtë dritares. Çfarë nuk tha për të, por për Metën asgjë, asnjë lloj falënderimi.

Por duket se Meta po korr atë që mbolli. Kur Berisha kishte hall, ai nuk tha asnjë fjalë. Berisha ngriti militantët në protestë pas akuzave të SPAK, por Meta me Monikën e injoruan dhe nuk vajtën. Po ashtu në asnjë moment nuk i shkoi poshtë dritares. Por tani që SPAK i ka shkuar te dera, mendoi se duke u bërë bashkë me Berishën do i shpëtojë ndëshkimit. Mirëpo, Berisha duket se nuk e ka kapërdirë manovrën e kreut të PL, duke e lënë me “gisht në gojë”.

Ai vijoi më pas me akuzat ndaj Ramës. Berisha tha se qeveria shqiptare është antishqiptare. Ai tha se qeveria e Shqipërisë sot vjedh përditë qytetarët dhe godet pamëshirshëm opozitën. Sipas tij, ata që godasin pa mëshirë opozitën, do të përballen me zemërim deri në fitore.

Një përshëndetje të përzemërt bashkëpunëtores së ngushtë të presidentit Rugova, zonjës Edita Tahiri. Kemi një qeveri që vjedh qytetarët çdo ditë dhe po na poshtërojnë. Rama dhe Veliaj janë simbolet më të nxira të antishqiptarizmit. Sot është koha e luftëtarëve dhe guximtarëve, koha është e atyre që marrin vendime të rëndësishme për këtë vend dhe komb. Ata që nuk njohin kufij në ashpërsinë ndaj nesh, do të përballen me zemërimin deri në fitore”, tha ai./Pamfleti

Lini një Përgjigje