
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nisur nga selia e Partisë së Lirisë drejt shtëpisë së Sali Berishës, ku do të bashkohet me qytetarët që tubohen çdo ditë aty.
Meta edhe një herë ka shmangur akuzat ndaj kreut të SPAK, por ka patur akuza për Lulzim Bashën të cilin e quajti faqezi.
Ai tha se në këtë moment po shkon në një podium e jo në një ballkon. Sipas tij, Rama është i pashpresë.
“Nuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë.
Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë”, tha Meta.
Lini një Përgjigje