
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, për herë të parë i është bashkuar tubimit të qytetarëve poshtë banesës së Sali Berishës, dhe ka mbajtur fjalën e tij.
Meta u shpreh se Berisha doli kundër copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit të Shqipërisë.
“Po, Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës.
Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë.
Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik.
Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishën, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe me Zotin që t’u flasë shqiptarëve më kthjellët.
Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës e kanë ngjitur lart dhe shikon shumë më tepër se ne që jemi këtu poshtë.
Janë të shumtë ata që thonë se pse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu ku vijnë shqiptarët dhe patriotët.
Por presidenti duhej të vinte si president te presidenti i përgjithshëm, Sali Berisha.
Keni pasur këtu çdo natë avokatin sulmues, jo mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe shumë përfaqësues të tjerë të Partisë së Lirisë.
Dua t’u them të gjithëve, politika është politikë, por atdheu është një dhe vetëm një.
Besimet fetare janë të ndryshme, por udhëheqësit tanë fetarë të të gjitha besimeve na kanë lënë një mësim: pa atdhe, nuk ka fe.
Pa Shqipëri, nuk ka parti. Prandaj jemi sot këtu”, ka thënë Meta.
Lini një Përgjigje