TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 20:54

Meta harron hallin e tij dhe sulmon SPAK për Berishën: Merruni me Ramën, jo me liderin e PD

Shkruar nga Pamfleti

Meta harron hallin e tij dhe sulmon SPAK për Berishën: Merruni me

Ilir Meta duket se ka vendosur të rikthehet te aleanca me Berishën. Pas gati një viti distancë, tani që i ka zënë rrota bishtin, Meta i shkoi poshtë ballkonit duke i thurur elozhe.

Po ashtu ai sulmoi SPAK për llogari të kreut të Foltores, teksa harroi hallet e veta.

Skapi nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës që në dy orë kaloi 17 vendime qeverie për inceneratorët, ndërkohë që drejtori i prokurimeve i ka thënë se janë të paligjshme.

Nuk po flas për PPP-të, nuk po flas për tenderat sekretë, nuk po flas për hatatë e tjera.

Këta mburren se po luftojnë pandëshkueshmërinë, duke goditur Sali Berishën, të cilin mund të mos ketë shumë shqiptarë që nuk e pëlqejnë, por ka qenë simbol i integritetit njerëzor.

Tani, kam këtu Petrit Vasilin, më larg është ndoshta Gramoz Ruçi që na dëgjon se çfarë i kam thënë Edi Ramës në vitin 2017 kur isha në koalicion dhe bënte çdo lojë që ta miratonte reformën në drejtësi pa PD.

I kam thënë: Edi Rama, mos e provoko më PD-në dhe opozitën.

Edi Rama, është fatkeqësi e madhe për mua që u bënë 20 e ca vite duke bashkuar në politikë dhe pas 25 vitesh, politikani më serioz mbetet Sali Berisha.

Pse? Sepse Shqipëria në 25 vite duhej të kishte nxjerrë politikanë më të mirë se Sali Berisha e Ilir Meta. Por çfarë t’i bëjmë?

Nga zona nga vij unë, gjyshërit na mësonin se kur situatat janë të vështira, të themi se malet tona edhe më të larta.

Përshëndetje presidenti i përgjithshëm!

Nuk dua të flas këtu se nuk dua ta teproj, por këtu kam ardhur me një burrneshë, me një themeluese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me një dëshmitare të momenteve më të vështira që ka kaluar Kosova, me Edita Tahirin, kështu që dua ta mbyll”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje