TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2026, 18:26

“Berisha Ajatollahu i fundit në Evropë”, Balla në Kuvend: Vetëm ai ka mundur të ngrohet te oxhaku i diktatorit Hoxha!

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha Ajatollahu i fundit në Evropë”, Balla në
Taulant Balla

Balla e cilësoi Sali Berishën si Ajatollahu i fundit në Evropë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj në Kuvend kërkesës së deputetit Tritan Shehu duke deklaruar se qëndrimi i Shqipërisë është shprehur qartë përmes deklaratave zyrtare të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Balla e krahasoi Sali Berishën me një figurë fetare radikale, duke e cilësuar si Ajatollahu i fundit në Evropë. Ai e lidhi situatën e krijuar nga protesta e 28 shkurtit me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Sipas Ballës, në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli godisnin objektiva në Iran, Berisha drejtoi sulmin ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Ai theksoi se brenda godinës ndodheshin artistë në momentin e sulmit.

Aktualisht, vila e ish-diktatorit funksionon si qendër kulturore.

Debati u zhvillua në kuadër të diskutimeve parlamentare mbi qëndrimet zyrtare të vendit dhe situatën politike të brendshme.

Balla në Kuvend: Qeveria shqiptare përmes kryeministrit e ka bërë të qartë mbështetjen e Shqipërisë ndaj ndërhyrjes së SHBA dhe të Izraelit në një sulm parandalues ndaj Iranit dhe po ashtu sikurse jeni në dijeni Rama ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me vendet në Gjirin Persik që janë kthyer në target të regjimit në shkatërrim e sipër të Ajatollahëve në Iran. Kryeministri ka biseduar sot me presidentin e emirateve të Bashkuara Arabe, dhe po ashtu ka shprehur solidaritetin dhe me vend të tjera mike, por siç jeni në dijeni ka pasur sulme ndaj Qipros. E mirëpresim propozimin tuaj për të pasur një qëndrim po besoj se qëndrimi ka qenë i qartë. Në të njëjtën linjë me atë që presidenti Trump konfirmoi se objektivi i SHBA ishte të mbronte popullin amerikan dhe vendet aleate duke eliminuar kërcënimet ndaj regjimit iranian. Ndërkohë që SHBA dhe Izraeli me forcat e tre godisnin objektivat e regjimit të Ajatollahëve, Ajatollahu i fundit në Evropë, Sali Berisha urdhëronte ju dhe ata që iu vijnë nga mbrapa të sulmonit godina. Në ato godinë vetëm Saliu ka qenë brenda, asnjëri nga ne. I vetmi që mund të hynte në atë godinë dhe të ngrohej pranë zjarrit bubulak të diktatorit, ishte Ajatollahu i partisë tuaj. Besoj që sot është dita që në emër të PD në linjë me grupin e partive popullore evropiane në PE, e thënë qartë përmes McAllister, që duhet të distancoheni nga dhuna.

taulant balla kuvend sali berisha

Lini një Përgjigje