TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2026, 16:17

Meta vijon tentativat për të dalë nga burgu, dorëzon kërkesë në GJKKO pas rekursit në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti

 

Meta vijon tentativat për të dalë nga burgu, dorëzon
Ilir Meta

Kërkesa e re vjen vetëm pak ditë pasi Meta paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-Presidenti Ilir Meta ka depozituar një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të lehtë.

Kërkesa e re vjen vetëm pak ditë pasi Meta paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili la në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Meta ka argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim. Kreu i PL-së pretendon se masa ‘arrest me burg’ është e pajustifikuar dhe jo-proporcionale në raport me rrethanat e çështjes.

Meta kërkoi në 30 janar 2026 në Apelin e GJKKO-së zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë u rrëzua.

Kujtojmë se Meta është në qelinë e paraburgimit 313 në Tiranë që prej tetorit 2024.

Ish-presidenti i Shqipërisë po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Tashmë SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta gjithmonë i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij ka motive të qarta politike.

 

ilir meta rekurs gjkko

Lini një Përgjigje