Kreu i PD, ka komentuar "furtunën" e djeshme në Policinë e Shtetit, ku kryeministri Edi Rama largoi nga detyra kreun Ilir Proda, dhe në vend të tij drejtori i komanduar u vendos Sokol Bizhga.
Kryedemokrati sulmoi drejtorin e komanduar Policisë së Shtetit Sokol Bizhga, duke u shprehur se ky i fundit duhet dënuar për tradhti të lartë, pasi e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët.
“Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi.
Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja. Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës. Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë”, tha Berisha për gazetarët.
Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me 1 mars.
Ai mësohet se është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama, një ditë pasi Policia e Shtetit nuk arriti të sigurojë rendin dhe qetësinë publike.
Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili prej vitit 2022 mban detyrën e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Lini një Përgjigje