Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se vijimi i protestave do të çojë në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Bardhi shprehet se reagimi qytetar dhe mosnënshtrimi ndaj, siç e cilëson ai, “dhunës dhe frikësimit”, e bën më të sigurt të ardhmen e vendit dhe rrit shpresën për ndryshim.
Kreu i grupit përmendi edhe shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, duke e cilësuar si simbol të krimit të organizuar.
Sipas Bardhit, këto lëvizje tregojnë efektin e presionit publik ndaj qeverisë dhe thekson se objektivi final i opozitës mbetet largimi i Ramës.
"Kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt, shpresa edhe më e madhe për ndryshim.
Në vetëm 1 muaj protestë të pandalur, Edi Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij: (1) simbolin e korrupsionit Belinda Balluku dhe (2) simbolin e bashkëpunimit me krimin e organizuar Ilir Proda. Vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës, arkitektit të qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar.
Faleminderit me për rezistencën, reagimin dhe sakrificën. Vazhdojmë së bashku deri në largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin më pas të gjithë bashkë të një qeverisje në shërbim të qytetarëve, që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme", shkruan Bardhi në Facebook.
Nje mut qe te hash o legen shurranjois. Hiqe nga mendja se dora e juaj kurre Nuk do dale ne krye se jeni funderrina.